Dibran Hoxha kritikon Bali Muharremajn: “E la Suharekën në bërllok, pastaj doli si shpëtimtar”
08.04.2026
Një reagim kritik ka ardhur nga Dibran Hoxha, i cili përmes një postimi në Facebook ka akuzuar kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, për menaxhim të dobët të pastërtisë në qytet.
Sipas Hoxhës, Suhareka ka qenë e mbuluar nga mbeturinat ditët e fundit, ndërsa situata, sipas tij, është lënë të përkeqësohet deri në atë pikë sa “bërlloku u bë 3 kat”.
Ai ironizon faktin se më pas Muharremaj është paraqitur publikisht si zgjidhës i problemit.
“Paramendojeni, ai që është përgjegjës për pastërtinë e qytetit, e len bërllokun me u bo 3 kat, tani del si zgjidhës i problemeve,” ka shkruar Hoxha, duke shoqëruar reagimin me tone kritike dhe ironike.
