Pacolli: Miratohet projektligji për banim social, mbështetje për familjet dhe çiftet e reja
30.03.2026
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Qeveria ka miratuar projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të strehimit dinjitoz për qytetarët.
Sipas saj, projektligji parasheh krijimin e programeve të banimit, përmes përcaktimit të rregullave dhe procedurave për zbatimin dhe shpërndarjen e banesave.
Gjithashtu, janë vendosur kritere të qarta për përfitim, me fokus te familjet dhe individët në nevojë.
Pacolli theksoi se ky projekt përmbush një nga zotimet kryesore institucionale dhe synon të ofrojë mbështetje konkrete për çiftet e reja dhe familjet që përballen me vështirësi në sigurimin e banimit të përballueshëm.
