Konjufca takon ambasadoren holandeze, riafirmohet mbështetja për Kosovën
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Gjatë takimit, palët shkëmbyen urime me rastin e formimit të qeverisë së re në Holandë, ndërsa ambasadorja Boven e përgëzoi Konjufcën për mandatin e ri.
Në këtë takim u riafirmua mbështetja e vazhdueshme e Holandës për Republikën e Kosovës.Biseda u fokusua edhe në avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rëndësinë e harmonizimit të qëndrimeve në çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në agjendën evropiane.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit strategjik me Mbretërinë e Holandës dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
