27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s: momenti vendimtar për lirinë e Kosovës
24.03.2026
Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të ndërhyrjes së NATO në Kosovë, e cila nisi më 24 mars 1999 për të ndalur dhunën dhe spastrimin etnik ndaj popullit shqiptar.
Kjo ndërhyrje mundësoi kthimin e mbi 800 mijë refugjatëve dhe çoi në vendosjen e forcave paqeruajtëse të KFOR më 12 qershor 1999.
Edhe pas 27 vitesh, prania e KFOR-it vazhdon me mision paqeruajtës, ndërsa ndërhyrja e NATO-s konsiderohet vendimtare për lirinë e Kosovës.
