Raporti i OKB-së: Gratë gëzojnë vetëm 64% të të drejtave ligjore që kanë burrat
08.03.2026
Raporti thekson se në shumë vende ligjet ende nuk mbrojnë plotësisht gratë nga dhuna seksuale, martesa e detyruar dhe pabarazia në paga.
Sipas drejtoreshës së UN Women, Sima Bahous, mungesa e drejtësisë për gratë dobëson besimin në sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit.
Megjithatë, raporti thekson se disa vende kanë bërë përparim duke miratuar ligje kundër dhunës në familje dhe duke forcuar mbrojtjen ligjore për gratë.
