Lutfi Haziri: Presidenti i ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nënkryetari i LDK-së dhe deputeti, Lutfi Haziri, gjatë një interviste në emisionin FRONTAL të T7, ka theksuar se shprehja e tij e njohur “kryeministri kalon kah zyrat e LDK-së” vlen po ashtu edhe për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.Nënkryetari i LDK-së dhe deputeti, Lutfi Haziri, gjatë një interviste në emisionin FRONTAL të T7, ka theksuar se shprehja e tij e njohur “kryeministri kalon kah zyrat e LDK-së” vlen po ashtu edhe për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.
“Unë besoj shumë që po. Nuk ka ndodhur që të zgjidhet ndonjë president pa pjesëmarrjen ose pa ndikimin e LDK-së në proces. Edhe vitin e kaluar u pa sa është jetike roli i kësaj partie. Mungesa e pragmatizmit të LDK-së e çoi vendin në zgjedhje më 28 dhjetor,” ka theksuar Haziri.
Ai ka shtuar se dëshiron që të arrihet një konsensus më i gjerë për zgjedhjen e presidentit, duke shtuar se kjo mund të bëhet përmes bashkëpunimit mes partive politike, qoftë LVV-LDK apo LVV-PDK.
Burimi: Gazeta Express
