Edhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e kalon projektligjin për buxhetin
19.02.2026
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka miratuar pikat e rendit të ditës, ndër të cilat ishte edhe Projektligji për buxhetin e vitit 2026.
Foto: Ilustrim
Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e komisionit kanë shqyrtuar projektligjin dhe më pas e kanë votuar atë.Me miratimin e pikave të rendit të ditës dhe projektligjit për buxhetin, komisioni ka vijuar me procedurat e parapara në kuadër të punës së tij.
