Ministria e Bujqësisë: Afati për Pagesat Direkte Shtyhet deri më 27 Shkurt
18.02.2026
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), ka zgjatur afatin e aplikimit për pagesat direkte deri më 27 shkurt 2026, ora 16:00.
Pagesat përfshijnë:
Qumësht sipas cilësisë
Therjet e raportuara të gjedhit
Viçat për majmëri
Zogjtë për majmëri (brojlerët)
Akuakulturë
Zgjatja e afatit u bë pas kërkesave të fermerëve. Fermerët që nuk kanë aplikuar ende, ftohen të përfitojnë nga kjo mundësi brenda afatit të ri.
