Rihapet shërbimi i stomatologjisë në QMF Duhël
06.02.2026
Qytetarët dhe banorët e fshatrave Duhel, Bllacë dhe zonave përreth tashmë kanë sërish në dispozicion shërbimin e stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Duhel.
Ky shërbim i rëndësishëm shëndetësor është rihapur për të garantuar kujdes të vazhdueshëm dhe cilësor për shëndetin oral të komunitetit.
Kontrollat dhe trajtimet stomatologjike do të ofrohen nga Dr. Zana Kuçi – stomatologe, e cila njihet për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj në punë.
QMF Duhël fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë shërbim për kontrolla të rregullta dhe trajtime, duke kontribuar kështu në ruajtjen e shëndetit dhe buzëqeshjes së tyre.
