Muharremaj priti Kolonel Harun Elitaş, theksohet vazhdimi i bashkëpunimit

04.02.2026

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka pritur në një takim zyrtar Kolonel Harun Elitaş së bashku me delegacionin shoqërues.

Takimi u zhvillua në frymën e miqësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, ku u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe forcimit të marrëdhënieve mes palëve.

Me këtë rast, u theksua se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me fokus në projekte dhe iniciativa që janë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve.