Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shpall konkurs për pozitën Senior Guard (Armed)

30.01.2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shpallur konkurs për plotësimin e pozitës Senior Guard (Armed). Kjo mundësi pune është e hapur për aplikantë të kualifikuar dhe të përshtatshëm që dëshirojnë t’i bashkohen ekipit të sigurisë së Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë në linkun:https://xk.usembassy.gov/jobs/

Afati i fundit për aplikim është e enjte, 12 shkurt 2026.

Ambasada e SHBA-së inkurajon të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret të aplikojnë me kohë dhe të bëhen pjesë e një institucioni prestigjioz ndërkombëtar.