Rinumërohen mbi 77% e vendvotimeve në QNR, 28 komuna përfundojnë procesin
27.01.2026
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim.
Që nga fillimi i këtij procesi, më 13 janar 2026 në ora 18:00, dhe deri më 27 janar 2026 në ora 16:00, janë rinumëruar mbi 77% apo 1,973 nga gjithsej 2,557 vendvotime.
Procesi ka përfunduar tashmë në 28 komuna, ndërsa rezultatet për çdo vendvotim mund të ndiqen në kohë reale në platformën e KQZ-së për rezultate, në seksionin QNR > Rinumërim: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/.
