Në QNR rinumërohen mbi 62% e vendvotimeve, procesi i përfunduar në 23 komuna

25.01.2026

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.

Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i procesit më 13 janar 2026, në ora 18:00, deri më 25 janar 2026, në ora 10:00, janë rinumëruar gjithsej 1,591 nga 2,557 vendvotime, që përbën mbi 62 për qind të totalit. Procesi i rinumërimit ka përfunduar plotësisht në 23 komuna.

Rezultatet e rinumërimit publikohen në mënyrë të vazhdueshme në platformën e KQZ-së për rezultate, në seksionin QNR > Rinumërim, pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim.