Dega e LDK-së në Pejë i del në mbështetje Lumir Abdixhikut, refuzon dorëheqjen e tij

24.01.2026

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë ka mbajtur sot mbledhje, ku është diskutuar situata aktuale në parti dhe zhvillimet rreth Kuvendit Qendror të LDK-së.

Gjatë takimit, anëtarët e kësaj dege kanë shprehur mbështetje të plotë për kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, duke u deklaruar njëzëri pro vazhdimit të mandatit të tij përmes procesit të votëbesimit.

Sipas njoftimit zyrtar të degës në Pejë, diskutimet në Kryesi kanë qenë të hapura dhe në pjesën më të madhe kanë reflektuar qëndrime mbështetëse ndaj Abdixhikut.

Kuvendi i përgjithshëm i LDK-së pritet të mbahet më 31 janar, ku anëtarësia do të vendosë përmes votëbesimit nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të udhëheqë partinë apo nëse do të pranohet dorëheqja e tij, e ofruar pas rezultateve jo të kënaqshme në zgjedhjet e dhjetorit.