Djali i Rasim Demirit, në mesin e të arrestuarve për manipulim të votave
23.01.2026
Një nga personat e arrestuar në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë në Prizren është djali i Rasim Demirit, i cili dyshohet për manipulim të votave në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Alaudin Demirin, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në vota në favor të babait të tij.
Rasim Demiri është përfaqësues i Koalicionit Vakat, një koalicion i përbërë nga disa subjekte politike të komunitetit boshnjak në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjatë procesit të rinumërimit të votave për kandidatët për deputetë, Demiri ka rezultuar me 119 vota më pak krahasuar me numërimin fillestar të kryer në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
