Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime, procesi vazhdon
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.
Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i këtij procesi më 13 janar 2026, në ora 18:00, e deri më 15 janar 2026, në ora 16:00, janë rinumëruar gjithsej 158 nga 914 vendvotime. Këto vendvotime i përkasin komunave të ndryshme të Kosovës, përfshirë: Deçanin (5), Gjakovën (15), Gllogocin (7), Gjilanin (13), Dragashin (57), Istogun (6), Kaçanikun (44), Klinën (5), Fushë Kosovën (3) dhe Mitrovicën e Jugut (3).
Rezultatet e rinumërimit publikohen gradualisht në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultate, në seksionin QNR > Rinumërim, pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim.
https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/crc?municipality=24&votingStation=0&pollingClass=0&voteType=1
