Abdixhiku propozon konsensus për figurë konsensuale në krye të shtetit

12.01.2026

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka shprehur gatishmëri për të mbështetur një mandat të dytë të Vjosa Osmanit në postin e presidentes.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar për KOHË-n se procesi kërkon një figurë bashkuese dhe se zgjedhja e presidentit duhet të vijë si rezultat i një marrëveshjeje të gjerë politike.

Abdixhiku e deputetët e tjerë të LDK-së, duke qëndruar në sallë, patën ndihmuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, pesë vjet më parë.