Përfundon numërimi i të gjitha kutive të votimit në QNR, këto janë rezultatet përfundimtare

09.01.2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e të gjitha kutive të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), duke publikuar rezultatet e përmbledhura të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë politike me 51.11% të votave, duke siguruar 486,994 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.19% ose 192,407 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 13.23% apo 126,102 vota.

Pas tyre vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5.50% (52,370 vota), Lista Serbe me 4.48% (42,734 vota), si dhe Nisma Socialdemokrate (NISMA) me 1.59% të votave (15,184 vota).

Numërimi ka përfshirë 100% të kutive të votimit, ndërsa rezultatet konsiderohen përfundimtare, përveç procedurave të mëtejme ligjore dhe ankesave eventuale.

Foto: Alban Krasniqi