NDËRPRERJE E FURNIZIMIT ME UJË NË STUDENÇAN DHE DOBËRDELAN
06.01.2026
KRU Hidroregjioni Jugor SHA – Njësia Suharekës njofton të gjithë konsumatorët se, për shkak të reshjeve të shtuara atmosferike gjatë orëve të fundit, ka ardhur deri te rritja e konsiderueshme e turbullirës së ujit në burimet e furnizimit.

Si masë preventive për mbrojtjen e shëndetit publik dhe në përputhje me standardet e furnizimit me ujë të pijshëm, jemi të detyruar të ndërpresim përkohësisht furnizimin me ujë në fshatrat:
📍 Studençan
📍 Dobërdelan
(të Komunës së Suharekës)
Ndërprerja do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e parametrave të cilësisë së ujit dhe normalizimin e situatës në terren.
Me respekt,
KRU Hidroregjioni Jugor SHA
Njësia Suharekës