Rrahje mes disa personave në Prizren, policia ndalon katër të dyshuar dhe sekuestron drogë

27.12.2025

Një incident i dhunshëm ka ndodhur pasditen e 26 dhjetorit 2025 në Atmaxhë të Prizrenit, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike, e cila ka eskaluar në ndërhyrje policore dhe arrestime.

Rrahje mes disa personave në Prizren, policia ndalon katër të dyshuar dhe sekuestron drogë Foto: Ilustrim

Sipas informacioneve publike, Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një rrahje në progres. Njësitë patrulluese kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë lokalizuar dhe shoqëruar në stacion policor gjashtë persona të dyshuar.

Gjatë kontrollit trupor, tek njëra nga të dyshuarat është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.62 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Të gjitha palët e përfshira janë intervistuar, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale: “Lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje”, “Sulm”, “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Me urdhër të Prokurorit, katër persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa njëra prej tyre rezulton të jetë shtetase e Malit të Zi.

Rasti është proceduar për hetime të mëtejme nga organet kompetente.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More