Pritje deri në një orë tek Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Me afrimin e festave të fundvitit, mërgimtarët e Kosovës ngasin rrugët e gjata drejt vendlindjes së tyre, duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe rrugët e lodhshme, të udhëhequr nga dëshira për të qenë pranë familjarëve dhe të afërmve.
Të larguar nga vendet ku punojnë dhe jetojnë gjatë gjithë vitit – nga qytetet e zhurmshme të Evropës e deri te fshatrat më të qeta – ata rikthehen për disa ditë të shenjta, duke sjellë ngrohtësinë e shtëpisë dhe aromën e festave në vendlindje.
Me mbërritjen e tyre, pikat kufitare të Kosovës zakonisht shihen si arena ku lindin pritjet e gjata dhe kolonat e makinave të targave të ndryshme.
Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se situata aktuale është ende e menaxhueshme dhe fluks më të madh ka tek pikakufitare – Dheu i Bardhë. Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare sipas MPB-së thuhet se janë 60 minuta dhe kolonat janë krijuar 250 metra.
Ndërsa, ne vendkalimet tjera kufitare pritjet për të hyrë në Kosovë janë 05-10 minuta.
FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR
| Pikat e kalimit kufitar | Automjete | Kamionë | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (m) Hyrje | Kolona (m) Dalje | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (m) Hyrje | Kolona (m) Dalje | |
| Bërnjak | 05-10 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Dheu i Bardhë | 60 | 25 | 250 | 100 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Glloboqicë | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Hani i Elezit | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Jarinje | 10 | 15 | 50 | 100 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Kullë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Merdarë | 05-10 | 05-10 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Muçibabë | 15 | 15 | 100 | 100 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Mutivodë | 03-05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Qafë e Morinës | 01-02 | 02-03 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Qafë e Prushit | 01-02 | 01-02 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Stançiq | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Vërmicë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
Përditesuar: 23/12/2025 15:58:03