Ish-futbollisti i Ballkanit, Mirlind Daku, ‘shënon’ golin e jetës, bëhet baba për herë të parë

19.12.2025

Futbollisti i njohur Mirlind Daku dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë, duke përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së tyre.

Lajmin e gëzueshëm e kanë ndarë vetë çifti përmes llogarive të tyre zyrtare në rrjetet sociale, ku kanë pranuar urime të shumta nga ndjekësit, miqtë dhe figura të njohura publike.

Vesa dhe Mirlindi kanë mirëpritur në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Miresa. Futbollisti ka ndarë emocionet e tij përmes një postimi prekës, duke publikuar edhe një fotografi të vajzës së porsalindur.

“Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”, ka shkruar Daku.

Urimit të tij i është bashkuar edhe Vesa Vllasaliu, e cila ka ndarë një mesazh plot dashuri dhe emocion:

“Mirë se na erdhe, qikirushi jonë. Të uroj fat dhe shumë suksese në jetë!”

Çifti janë bashkë tash e një kohë të gjatë, por kanë preferuar ta mbajnë lidhjen e tyre larg vëmendjes së madhe mediatike, duke ndarë rrallë detaje nga romanca e tyre. Megjithatë, ardhja në jetë e Miresës ka sjellë një kapitull të ri dhe shumë të lumtur për ta.