QKMF “Rexhep Kuçi” – Suharekë sot mban ligjëratë mbi infeksionet e traktit urinar

12.12.2025

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka njoftuar se më 12 dhjetor 2025, në sallën e ligjëratave të institucionit, do të mbahet një ligjëratë me temën “Infeksionet e traktit urinar”.

Ligjërues në këtë aktivitet profesional do të jetë Dr. Armend Elshani, urolog i njohur, i cili do të ofrojë njohuri të avancuara dhe praktike mbi diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.

Ligjërata është e akredituar nga Organizata e Mjekëve të Kosovës (OMK) me 2 pikë, duke e bërë të vlefshme për avancimin profesional të pjesëmarrësve.

QKMF “Rexhep Kuçi” fton të gjithë profesionistët shëndetësor të interesuar të marrin pjesë në këtë aktivitet edukativ, duke shfrytëzuar mundësinë për të përforcuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e urologjisë.