58 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 26 persona të lënduar

02.12.2025

Në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 58 aksidente trafiku, ku 26 prej tyre kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 32 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

58 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 26 persona të lënduar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në të njëjtën periudhë kohore janë shqiptuar gjithsej 1800 gjoba trafiku, të dedikuara për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Këto masa vijnë në kuadër të përpjekjeve për të rritur sigurinë në komunikacion dhe për të ulur numrin e aksidenteve.

Ndërkohë, në raportin e policisë është bërë e ditur se 6 persona janë arrestuar, prej të cilëve:

  • 4 janë dërguar në mbajtje
  • 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit

Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e sigurisë publike.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More