Këto janë pesë frutat sezonale që duhet t’i konsumoni më shumë këtë dimër

01.12.2025

Edhe nëse ende nuk keni nisur blerjet për Krishtlindje, në supermarkete tashmë do të keni vënë re raftet e mbushura me ëmbëlsira festive kuti të mëdha me çokollata të bukur paketuar, tarta dhe snacks të ndryshme.

Por dimri nuk është vetëm sezoni i ëmbëlsirave dhe ushqimeve të shpejta. Ky është koha perfekte për të shijuar fruta të freskëta dhe të shëndetshme që janë pikërisht në kulmin e shijes së tyre.

Sipas dietologut të njohur Rob Hobson, frutat si mollët, dardhat, rrushkat e kuqe (cranberries) dhe manaferra e zezë (blackberries) janë zgjedhje ideale, ndërsa frutat e shijshme duhet të zëvendësojnë ëmbëlsirat kalorike që shpesh janë të vështira për t’u shmangur.

“Ushqimet festive janë të përpunuara shumë dhe shpesh përmbajnë sheqer të tepërt, yndyra të dëmshme dhe pak vlera ushqyese. Për më tepër, ato mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe është shumë e lehtë t’i konsumosh më shumë pa e kuptuar,” thotë Hobson për Daily Mail.

Zëvendësimi i snacks-eve me fruta jo vetëm që sjell antioksidantë dhe fibra të shëndetshme, por edhe mbështet sistem imun dhe shëndetin e traktit tretës. Hobson këshillon të konsumohen kryesisht të papërpunuara, duke ruajtur lëvoren sa më shumë që të jetë e mundur.