Shqipohen mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, rriten aksidentet me të lënduar
Aksidentet në trafik në Kosovë vazhdojnë të jenë një problem i shpeshtë, kryesisht për shkak të shpejtësisë së madhe, mosrespektimit të sinjaleve rrugore, përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të automjeteve dhe pakujdesisë së shoferëve.
Këto faktorë rrisin rrezikun e përplasjes dhe dëmtojnë sigurinë e qytetarëve në rrugë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 2027 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar gjithsej 22 aksidente me të lënduar dhe 34 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar 21 persona, nga të cilët 14 janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.
Autoritetet policore theksojnë rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe bëjnë apel tek të gjithë shoferët që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në periudha me mot të keq ose në zonat urbane me trafikun e ngjeshur.