Qeveria në detyrë ndan mbi 7.8 milionë euro për Shërbimin Spitalor të Kosovës
25.11.2025
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar të hënën ndarjen e 7,836,618 eurove për Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK). .
Kjo ndarje vjen pas kërkesës së Ministrisë së Financave për kursime dhe riorganizim të mjeteve buxhetore.
“Qeveria në detyrë ka mbajtur dje mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Shuma e ndarë është e destinuar për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve të ShSKUK-së./TeVe1/