Nuk ka incident në kufi, Policia: Katër shtetas serbë u ndaluan nga KFOR-i për armëmbajtje pa leje

17.11.2025

Policia e Republikës së Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar, duke mohuar informacionet e publikuara në disa media të Serbisë, sipas të cilave një “grup i armatosur shqiptarësh ka hapur zjarr drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës së ashtuquajtur ‘Debela Glava’”. Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar këtë si dezinformatë, të pabazuar dhe jo të verifikuar.

Nuk ka incident në kufi, Policia: Katër shtetas serbë u ndaluan nga KFOR-i për armëmbajtje pa leje Foto: Ilustrim

Në bazë të të gjitha të dhënave operative dhe raportimeve nga njësitë policore në terren, nuk është regjistruar asnjë incident i karakterit të pretenduar. Policia ka theksuar se publikimi i informacioneve të tilla të pasakta mund të krijojë perceptime të rreme dhe të rrisë tensionet në zonat kufitare.

Autoritetet kanë siguruar qytetarët se situata në zonën kufitare ka qenë dhe vazhdon të mbetet e qetë dhe nën kontroll të plotë. Gjatë ditës së djeshme, njësitë policore arrestuan katër shtetas të Serbisë, të dyshuar për gjueti të paligjshme pranë vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje, të cilët kishin hyrë në Kosovë nga territori i Serbisë. Armët dhe municioni i gjetur janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje sipas procedurave ligjore.

Policia e Kosovës i ka bërë thirrje mediave që të referohen vetëm në burime të verifikuara dhe të shmangin publikimin e informacionit të pa konfirmuar, duke theksuar se kjo mund të ndikojë negativisht në rendin dhe sigurinë publike. Policia thekson se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme, zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik për të gjithë qytetarët e vendit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More