Aksidenti me fatalitet- Ky është i riu nga Malisheva që humbi jetën tragjikisht në Gjermani

13.11.2025

Një lajm i rëndë ka ardhur nga Gjermania, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku.

Bëhet fjalë për Linor Krasniqin, 19-vjeçar nga fshati Drenoc i Komunës së Malishevës, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

Rreth ngjarjes tragjike kanë raportuar edhe mediat gjermane, ndërsa lajmi është konfirmuar për Klan Kosova nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Kastrati ka bërë të ditur se Linori kishte lindur dhe jetonte në Gjermani së bashku me familjen e tij.