Rriten çmimet e derivateve në Kosovë – ndikim nga tregjet ndërkombëtare të naftës
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të ndikohet drejtpërdrejt nga lëvizjet në tregjet ndërkombëtare të naftës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i cili ka thënë se ndryshimet globale po reflektohen menjëherë edhe në tregun vendor.
Sipas tij, indeksi referues “Brent” ka shënuar rritje mbi 5 për qind, duke u tregtuar rreth 65.85 dollarë për një fuçi. Kjo ngritje ka ardhur si pasojë e sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara ndaj disa prej kompanive kryesore ruse të industrisë së naftës, çka ka shtuar frikën për një furnizim më të kufizuar në nivel global.
Në të njëjtën kohë, rezervat e naftës në SHBA kanë pësuar rënie të papritur, duke ndikuar në paqëndrueshmërinë e tregjeve të energjisë.
“Çdo zhvillim gjeopolitik reflekton menjëherë në çmimet e naftës, prandaj edhe Kosova nuk mund të mbetet e izoluar nga këto lëvizje,” ka theksuar Berjani.
Aktualisht, çmimet mesatare të derivateve në Kosovë janë si më poshtë:
- Diesel: 1.15€ deri në 1.24€ për litër
- Benzinë: 1.16€ deri në 1.25€ për litër
Ekspertët paralajmërojnë se nëse tensionet gjeopolitike vazhdojnë dhe rezervat globale ulen më tej, çmimet e derivateve në tregun vendor mund të pësojnë rritje të mëtejshme në ditët në vijim.