Këto janë votat e kandidatëve për kryetar të komunës në Reqan
Ka mbaruar procesi zgjedhor, ku qytetarët me të drejtë vote patën mundësi që të votojnë për favoritin e tyre dhe të vendosin për katër vitet e ardhshme.
Ky proces ka përfunduar edhe në Komunën e Suharekës, ku u raportuarn disa incidente të vogla, po që sipas Policisë së Kosovës nuk ishin incidente serioze.
SuharekaOnline ka përcjellur nga afër pothuajse të gjitha qendrat e votimit, e po ashtu edhe rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas statistikave që posedon redaksia, bëhet e ditur se në fshatin Reqan, nga 1,182 qytetarë me të drejt vote kanë votuar vetëm 487, apo 41,20%.
Në këtë fshat, fitues me më së shumti vota doli Bali Muharremaj i AAK-së, (231 vota apo 47,43%), pastaj Ardian Shala i LDK-së (148 vota apo 30,39%), Hamdi Bytyçi me (54 vota apo 11,09%) dhe Dardan Berisha (54 vota apo 11,09%).
Rikujtojmë se në Komunën e Suharekës nga KQZ deri më tani janë numëruar 26 mijë e 100 vota.