Kosova para një skenari ku rrezikon të mbetet pa buxhet

03.10.2025

Bllokada politike e krijuar në Kuvend përveç se ka futur Kosovën në një kolaps politik, ajo po shkakton edhe pasoja ekomomike.

Pa një qeveri legjitime dhe pa kuvend të konstituuar veç telasheve ekonomike me të cilat ballafaqohet Kosova në vazhdimësi, ajo po rrezikon që të hyjë në vitin 2026 pa buxhet të aprovuar.  

Ministria e Financave i tha RTV21 se aktualisht është duke e përgatitur ligjin për buxhetin e vitit 2026 dhe se pret që ta aprovoj brenda afateve ligjore.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve aktualisht është në proces të zhvillimit të dëgjimeve buxhetore me organizatat buxhetore për projektbuxhetin e vitit 2026. Aprovimi i Ligjit për Buxhetin pritet të bëhet brenda afateve të përcaktuara me ligj”, grafikë nga Ministria e Financave.

Afati i fundit për aprovimin e buxhetit për vitin 2026 në qeverinë e Kosovës është më 31 tetor. Pas aprovimit të ligjit për buxhetin në qeveri, ai dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës. Ky ligji mund të votohet me shumicë të thjeshtë parlamentare. Por në situatën aktuale kur ende kuvendi i Kosoves nuk është konstituuar vështirë se buxheti do të miratohet së shpejti!