Gara për Suharekën, këto janë votat e Bali Muharremaj në zgjedhjet e kaluara
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën e zgjedhjeve lokale, të cilat pritet të mbahen me 12 tetor të vitit 2025.
Partitë politike e kanë filluar fushatën zgjedhore, ku edhe po kërkojnë mbështetjen e qytetarëve në këto zgjedhje.
Me 12 tetor, të këtij viti 69.770 qytetar nga Komuna e Suharekës do të kenë mundësi që t’u drejtohen kutive të votimeve dhe të votojnë të përzgjedhurin e tyre për kryetar të komunës.
Në këto zgjedhje në garë për të parin e Komunës së Suharekës janë: Bali Muharremaj (AAK), Hamdi Bytyçi (LVV), Ardian Shala (LDK) dhe Dardan Berisha (PDK).
Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e AAK, Bali Muharremaj, njëherit edhe kryetar aktual i komunës, në zgjedhjet e 12 tetorit, synon të fitoj mandatin e tretë.
Nga arikvat e SuharekaOnline rikujtojmë se Bali Muharremaj për herë të parë kishte kandiduar për kryetar të Komunës së Suharekës në vitin 2017, ku kishte arritur të marr 11.495 vota apo 39.92% të votave, duke mbetur në balotazh me Salih Asllanaj nga LDK i cili në raundin e parë kishte 9.792 vota apo 34.01% të votave.
Në raundin e dytë, Bali Muharremaj i AAK kishte arritur të fitoj garën me gjithsej 13.755 vota apo 52.57% dhe duke lënë mbrapa Salih Asllanaj me 12.410 vota apo 47.43% të votave.
Ndërsa, katër vite më vonë në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Muharremaj në garë për të parin e komunës ku synonte mandatin e dytë, kishte arritur të fitoj zgjedhjet lokale pa balotazh ku kishte fituar gjithsej 14.483 vota apo 51.30% të votave.