Zgjedhjet lokale, kështu do të duket fletëvotimi për kryetar dhe kuvend të Komunës së Suharekës
Më 12 tetor 2025, qytetarët e Komunës së Suharekës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës dhe përfaqësuesit komunalë.
Në garë për postin e kryetarit të Suharekës janë katër kandidatë nga partitë politike:
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) garon me numrin 174, ndërsa kandidat për kryetar është Bali Muharremaj.
- Lëvizja Vetëvendosje (VV) garon me numrin 105, me kandidat për kryetar Hamdi Bytyqi.
- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) garon me numrin 113, me kandidat për kryetar Ardian Shala.
- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) garon me numrin 191, me kandidat për kryetar Dardan Berisha.
Kështu do të duken fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Suharekë, ku qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes katër kandidatëve që synojnë udhëheqjen e komunës, ku i pari është renditur Hamdi Bytyçi nga LVV, e pas tij renditet Ardian Shala nga LDK, i pasuar nga Bali Muharremaj nga AAK dhe Dardan Berisha nga PDK.

Ndërsa, fletëvotimi për Kuvendin Komunal do të duket kështu:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se procesi do të zhvillohet më 12 tetor 2025, duke theksuar rëndësinë e një gare të lirë dhe demokratike.