Ballkani përballet me Llapin në javën e pestë të Superligës së Kosovës
19.09.2025
Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë të diel me ndeshjet e javës së pestë, ku nuk mungojnë përballjet interesante, ndër to edhe ajo e Ballkanit nga Suhareka.
Kampioni aktual, Drita, do të kërkojë fitoren e parë në këtë sezon kundër Prishtinës së Re, ndërsa lideri i tabelës, Dukagjini, do të luajë si mysafir ndaj Drenicës në Skenderaj.
Ballkani do të udhëtojë në Podujevë për t’u përballur me Llapin, në një sfidë që pritet të jetë tejet e fortë dhe e rëndësishme për skuadrën suharekase në garën për kreun e tabelës.
Dy ndeshje të tjera të javës së pestë janë Malisheva-Prishtina dhe Ferizaj-Gjilani.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën nga ora 15:00.