Pas hapjes të së parës, nisin punimet për ndërtimin e urës së dytë në Mitrovicë

26.08.2025

Pas hapjes se urës së re mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut, menjëherë kanë nisur punimet për ndërtimin e urës së dytë.

Kësaj radhe, punimet kanë filluar tek zona e Tre Rrokaqiejve, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e lëvizjes në qytet.

Për më shumë se dy dekada, ura mbi lumin Ibër ka shërbyer si një simbol i ndarjes, ndërsa hapja e dy urave të reja i i jep fund kësaj ndasie.

Ndërtimi i kësaj ure pritet të ndihmojë në shkarkimin e trafikut dhe të ofrojë një alternativë tjetër për lidhjen mes dy pjesëve të qytetit, duke i dhënë fund kohës së pritjeve të gjata.

Me dy ura funksionale, qytetarët e Mitrovicës do të kenë liri të plotë lëvizjeje, duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe social të gjithë zonës.