KFOR forcon prezencën: “Scots Guards” nga Britania zbarkojnë në Kosovë

18.08.2025

Një kontingjent i dytë i Regjimentit britanik “Scots Guards” ka arritur në Kosovë nga Mbretëria e Bashkuar për një vendosje të përkohshme, si pjesë e Forcave Rezervë të NATO-s.

Gjatë rotacionit të tyre, pjesëtarët e këtij regjimenti do të zhvillojnë një gamë të gjerë aktivitetesh stërvitore së bashku me njësite të KFOR-it. Qëllimi i këtyre ushtrimeve është përmirësimi i ndërveprimit mes forcave, njohja me procedurat operacionale në terren si dhe forcimi i mëtejshëm i gatishmërisë së KFOR-it.

Ky vendosje e re përbën një vazhdimësi të angazhimit të Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, duke kontribuar në misionin e përbashkët të NATO-s për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.