Oda Ekonomike e Kosovës padit ZRRE-në në Gjykatën Supreme
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se ka përgatitur dhe dorëzuar një kërkesëpadi në Gjykatën Supreme ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Foto: Ilustrim
Sipas OEK-ut, kjo kërkesë është bërë me qëllim të mbrojtjes së bizneseve dhe ekonomisë së vendit, por mbi të gjitha për mbrojtjen e qytetarëve si konsumatorë.
“Kjo kërkesëpadi është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe më e rëndësishmja, mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës si konsumatorë të fundit, kundër vendimit të padrejtë të ZRRE-së”, thuhet në njoftimin e publikuar nga OEK.
Tutje, institucioni thekson se ka besim se drejtësia do të vendosë në të mirë të bizneseve, ekonomisë së vendit dhe interesit publik të shtetit të Kosovës.