Mbyllet përkohësisht pika kufitare Glloboqicë për shkak të zjarreve në Maqedoninë e Veriut
15.08.2025
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot, rreth orës 15:40, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë mbyllur përkohësisht pikën kufitare Glloboqicë, në kufirin mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit, pala maqedonase ka marrë vendimin për mbylljen e kufirit pas një urdhri të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shtabit të Krizave të RMV-së, për shkak të një zjarri të madh që është afruar pranë rrugës në fshatin Jazhincë, duke paraqitur rrezik për qarkullimin dhe sigurinë.
Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa qarkullimi në këtë pikë kufitare do të rifillojë sapo të eliminohet rreziku.