Policia konfiskon 810 pula të gjalla dhe disa kafshë të tejra kufirin me Serbinë

08.08.2025

Policia Kufitare e Kosovës ka iniciuar dy raste penale në zonën kufitare me Serbinë, në kuadër të Planit Operativ “Parandalimi 2025”. Operacioni është realizuar më 8 gusht 2025, rreth orës 08:00, nga njësitë e Sektorit të Drejtorisë Rajonale Kufitare Veri dhe ekipet patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Kërpimeh.

Rastet janë identifikuar në fshatin Dumnicë, komuna e Podujevës, ku janë zbuluar dy vepra të ndara: “kalim i paautorizuar i vendkalimit apo vijës kufitare” dhe “kontrabandë me mallra”.

Si rezultat i ndërhyrjes policore, janë konfiskuar një traktor me rimorkio, një automjet, 810 pula të gjalla dhe pesë kafshë të imëta (dhi dhe edha).

Dy persona të dyshuar, shtetas të Kosovës, janë ndaluar nga policia dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është dërguar për trajtim të mëtejshëm nga organet kompetente.

Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të paligjshme përgjatë vijës kufitare.