Ardon Jashari arrin për teste mjekësore te Milani, kalimi u finalizua për 39 milionë euro
Mesfushori shqiptar Ardon Jashari ka mbërritur sot në Milano për të kryer testet mjekësore para zyrtarizimit të transferimit të tij te gjiganti italian, AC Milan.
Pas një periudhe negociatash intensive, klubi italian ka arritur marrëveshje me Club Brugge për një shumë totale prej 34 milionë eurosh plus 3 milionë euro bonuse. Sipas raportimeve nga Belgjika, vlera totale e investimit të Milanit mund të arrijë deri në 39 milionë euro.
Jashari ka zbarkuar në Milano të martën mbrëma përmes aeroportit të Linate-s dhe sot është paraqitur në klinikën “La Madonnina” për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore. Pas përfundimit të testeve, pritet që ai të nënshkruajë kontratën dhe të konfirmohet si përforcimi më i ri i Rossonerëve.
Kontrata e mesfushorit shqiptar me Milanin do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2030, me një pagë vjetore prej 2.5 milionë euro. Transferimi i Jasharit konsiderohet si një nga lëvizjet më të mëdha për një lojtar shqiptar në futbollin evropian.