Kosova përballet me Austrinë në “Fadil Vokrri”, Sports Mole publikon parashikimin
Kosova dhe Austria do të përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të ndeshjes së katërt të Ligës së Kombeve.
Sfida është e rëndësishme për të dyja përfaqësueset, të cilat aktualisht renditen në dy pozitat e para të Grupit 3 në Ligën B.Kosova ka grumbulluar katër pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Austria ka shtatë pikë. Në përballjen e fundit mes tyre, Austria triumfoi 3-1 në Vjenë.
Para ndeshjes së sotme, mediumi britanik “Sports Mole” ka publikuar parashikimin e tij për sfidën. Sipas tij, Kosova pritet të shënojë një gol, ndërsa Austria dy.
Në kampin e Kosovës mbetet në dyshim Vedat Muriqi, i cili mungoi në barazimin pa gola ndaj Izraelit për shkak të një problemi muskulor. Albion Rrahmani pritet të jetë alternativa në rast se Muriqi nuk është i gatshëm.
Ndeshja Kosovë–Austri zhvillohet sot nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
