Armando Broja drejt zyrtarizimit te Burnley, marrëveshja me Chelsean është finalizuar

02.08.2025

Sulmuesi shqiptar Armando Broja është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij.

Burnley dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje të plotë për transferimin e tij, duke përmbushur të gjitha kërkesat financiare të klubit londinez.

Sipas raportimeve të fundit nga eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, Broja pritet të udhëtojë brenda 24 orëve të ardhshme drejt Burnley për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe testet rezultojnë të suksesshme, Broja do të zyrtarizohet si përforcimi më i ri i Burnley-t, skuadër që këtë sezon është rikthyer në Premier League.

Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm për Brojën, i cili synon të rigjejë formën dhe vazhdimësinë pas një periudhe të vështirë te Chelsea për shkak të lëndimeve dhe konkurrencës së lartë.