KFOR-i dhuron ndihma për komunitetet në Kosovë, fokusi te përmirësimi i jetës

06.06.2025

Komanda Rajonale West (RC-W) e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO ka realizuar disa donacione të rëndësishme për të gjitha komunitetet që jetojnë në zonën e saj të përgjegjësisë në Kosovë.

Këto iniciativa janë bërë të mundura përmes ekipeve të saj të bashkëpunimit civilo-ushtarak (CIMIC), raporton Gazeta Sinjali.

RC-W ka dhuruar:

  • Një sistem ngrohjeje për Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë.
  • Pajisje shkollore në Malishevë.
  • Pajisje mjekësore në Mamushë.
  • Një sistem ndriçimi për Manastirin e Deçanit në Deçan.
  • Një karrige elektrike në Istog.

Këto donacione synojnë të përmirësojnë kushtet e jetesës dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

KFOR-i përsëriti përkushtimin e tij për të zbatuar mandatin e dhënë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë. Në këtë kuadër, KFOR-i vazhdon të punojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.