Rrëfimi prekës i së bijës së të mbijetuarës së dhunës seksuale hap Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Me një rrëfim të fuqishëm dhe ngjethës, Venesa Sylejmani, vajza e Shyhrete Tahiri-Sylejmani, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka hapur edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë.
Para pjesëmarrësve të shumtë, Venesa ndau dhimbjen e trashëguar dhe ndikimin e traumës ndër breza, duke theksuar se lufta nuk merr fund me heshtjen e armëve, por lë gjurmë të thella në brezat pasardhës.
“Në moshën 4-vjeçare unë isha dëshmitare e një krimi të luftës. Për 15 vjet të gjata, shëndeti im mendor dhe fizik ishte i rrezikuar rëndë. Deri dy vjet më parë, kur vendosa që nuk do ta lejoja më të më shkatërronte mua, ne, apo këdo tjetër”, rrëfeu me lot në sy Venesa.
Ajo theksoi forcën e jashtëzakonshme të nënës së saj, së cilës iu deshën plot 20 vjet për të gjetur zërin dhe guximin për të folur publikisht për tmerrin që kishte përjetuar.
“Megjithëse unë ende po e gjej timin, do ta përdor me krenari për ata që nuk kanë zë: si aktiviste për traumën ndër breza, çështjet e shëndetit mendor dhe për t’i dhënë fund stigmës për fëmijët anembanë botës. Trauma ndërbreznore nuk më përcakton dhe nuk do të më kufizojë kurrë”, u shpreh Venesa me vendosmëri.
Ky forum ndërkombëtar ka mbledhur së bashku figura të ndryshme, të cilat kanë ndarë përvoja të tyre të dhimbshme nga konfliktet e armatosura në mbarë botën.
Një tjetër rrëfim prekës erdhi nga një e mbijetuar e gjenocidit në Srebrenicë, e cila ndau historinë e saj të tmerrshme dhe foli për rëndësinë jetike të ruajtjes së kujtesës kolektive si një mjet për të parandaluar përsëritjen e krimeve të tilla.
“Shpëtimi im është që jam gjallë, por jam nga vetë Srebrenica dhe Serbia. Ne ishim të ekspozuar çdo ditë ndaj përndjekjes, vrasjeve, dhunës së tepërt… Në vitin 1995 ndodhi gjenocidi. Atëherë isha vetëm 24 vjeç. Tani jetoj në Srebrenicë me familjen time dhe duam që kurrë më askush të mos përjetojë luftë. Duam paqe”, tha ajo me një ton të ngarkuar emocionalisht.
Ajo vuri në dukje rolin e Qendrës Përkujtimore në Potoçari, si një institucion i dedikuar për të siguruar që e vërteta e gjenocidit të mos harrohet kurrë. “Të gjithë – të rinjtë, brezat e ardhshëm – mund të shkojnë atje për të dëgjuar dhe mësuar se çfarë ndodhi në Srebrenicë”, përfundoi ajo.
Rrëfimet e Venesës Sylejmanit dhe të mbijetuarës nga Srebrenica shërbyen si një fillim i fuqishëm dhe prekës për Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërave të viktimave dhe punës së përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më paqësore dhe të sigurt për të gjithë.