OVL-UÇK kundër Trendafilovës: Pretendimi për rrezikshmëri ndaj dëshmitarëve është i pavërtetë

28.05.2025

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila u shpreh se selia e kësaj gjykate nuk mund të jetë në Kosovë për shkak të rrezikshmërisë së supozuar për dëshmitarët.

OVL-UÇK e ka hedhur poshtë këtë deklaratë, duke e cilësuar pretendimin e Trendafilovës si të pavërtetë dhe të pabazuar.

OVL-UÇK e ka hedhur poshtë këtë deklaratë, duke e cilësuar pretendimin e Trendafilovës si të pavërtetë dhe të pabazuar.

Në reagimin e tyre për media, veteranët theksojnë se që nga viti 1999 në Kosovë janë zhvilluar dhjetëra procese gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga UNMIK-u, EULEX-i dhe gjykatat vendore, pa pasur ndonjë rast sistematik të frikësimit apo rrezikimit të dëshmitarëve.

“Këto procese kanë përfshirë hetime, arrestime, gjykime dhe dënime konkrete. Në asnjërën prej tyre nuk është dëshmuar ndonjë rast sistematik të frikësimit të dëshmitarëve, aq më pak që të ketë pasur rrezik për jetën e tyre,” thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Më tej, organizata thekson se edhe në periudha shumë më të ndjeshme menjëherë pas luftës, kur emocionet ishin ende të freskëta, drejtësia është administruar brenda Kosovës pa probleme lidhur me sigurinë e dëshmitarëve.

“Si rrjedhojë, pretendimi se drejtësia për UÇK-në mund të vendosej vetëm jashtë Kosovës, bie ndesh me të vërtetën faktike dhe me përvojën që nga përfundimi i luftës të proceseve që janë zhvilluar në vendin tonë,” përfundon reagimi i OVL-UÇK-së.