Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova” në Fushë-Kosovë

21.05.2025

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth mesnatës. Njësitet e zjarrfikësve kanë intervenuar menjëherë për të shuar flakët. Për shkak të përhapjes së madhe të zjarrit, policia ka evakuuar automjetet që ndodheshin në afërsi për të shmangur rreziqet e mëtejshme. Edhe pse kanë kaluar disa orë nga incidenti, rruga në dalje të autostradës mbetet e bllokuar […]

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth mesnatës. Njësitet e zjarrfikësve kanë intervenuar menjëherë për të shuar flakët.

Për shkak të përhapjes së madhe të zjarrit, policia ka evakuuar automjetet që ndodheshin në afërsi për të shmangur rreziqet e mëtejshme.

Edhe pse kanë kaluar disa orë nga incidenti, rruga në dalje të autostradës mbetet e bllokuar për qarkullim. Njësitet policore të autostradave u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin këtë rrugë deri në një njoftim të dytë, duke paralajmëruar se bllokimi mund të zgjasë ende.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve.