Kaja Kallas në Tiranë: BE pret normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Gjatë deklaratës për mediat, Kallas u pyet nga gazetarët rreth pritshmërive të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. “Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri dhe presim normalizimin e marrëdhënieve sigurisht,” u përgjigj ajo.
Kallas u përball gjithashtu me pyetje rreth luftës në Ukrainë dhe bisedimeve në Turqi.
Samiti i Komunitetit Politik Evropian këtë vit mbahet me moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”. Liderët do të mblidhen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Evropës.
Më pas, do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë, duke trajtuar temat e mëposhtme:
- Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës, përfshirë luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
- Konkurrenca dhe siguria ekonomike, sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve.
Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.