Kadastri i ri, AKK del në terren për të sqaruar qytetarët në Suharekë

28.04.2025

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) ka filluar një fushatë informuese në terren për t’u shpjeguar qytetarëve detajet dhe rëndësinë e projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

Ekipet e AKK-së do të jenë të pranishme në disa lokacione gjatë ditës së sotme, e hënë 28 prill 2025, për të ofruar informacion nga afër dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

Lokacionet dhe oraret ku mund të takoni ekipet e AKK-së:

  • Suharekë, Sopijë: 16:30 – 17:30
  • Suharekë, Mushtisht: 18:15 – 19:15

AKK fton veçanërisht qytetarët e Komunës së Suharekës, banorët e Sopisë dhe Mushtishtit, që të marrin pjesë në këto takime informuese. Ky është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga afër rreth projektit të Rindërtimit të Kadastrit, për të kuptuar rëndësinë dhe përfitimet që ai sjell për komunitetin.

Përfaqësuesit e AKK-së do të jenë të gatshëm të shpjegojnë procesin e RIK-ut, të sqarojnë çdo paqartësi dhe të përgjigjen në pyetjet tuaja. Mos e humbisni këtë shans për t’u informuar drejtpërdrejt nga burimi dhe për të kuptuar se si Rindërtimi i Kadastrit mund të ndikojë pozitivisht në të drejtat tuaja pronësore.