Shqiptari dënohet me burg në Britani, kapet me 100 bimë kanabisi në banesë
Një 56-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 muaj burg nga një gjykatë britanike, pasi u kap me 100 bimë kanabisi në banesën e tij. Ilir Muçmata, pa adresë fikse, u dënua nga Gjykata Chester Crown pasi u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.
Foto: Ilustrim
Arrestimi i tij u bë më 20 janar, gjatë një kontrolli të policisë në banesën e tij në zonën e Crewe.
Oficerët zbuluan një serë të tërë të kultivimit të kanabisit, me 100 bimë narkotike, peshore dhe pajisje të sofistikuara për kultivim.
Muçmata u arrestua në vendngjarje dhe u mbajt në paraburgim deri në daljen para gjykatës.
Prokurori Justin Taylor theksoi rëndësinë e këtij arrestimi në luftën kundër drogës: “Ky është një shembull tjetër i mirë i punës që po bëjmë në komunitetin tonë për të pastruar rrugët nga droga ilegale dhe për të mbrojtur njerëzit nga dëmi dhe krimi që vjen me aktivitetin e paligjshëm të drogës.”